Telenews

Ra me veturë në përrua, shoferi i dehur nuk e ndihmoi pasagjerin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Një 24-vjeçar, A.L, nga fshati Fullqet i Klosit në Shqipëri është arrestuar pasi me veturën e tij ra në përroin e fshatit Dars dhe nuk e ndihmoi pasagjerin me të cilin ishte dhe as nuk e njoftoi policinë.

Pasagjerin J.K, 30 vjeçar, dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit dhe në kërkim të tij janë angazhuar shërbimet e policisë dhe polumbarët e RENEA-s.

“Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24 vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja. Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit transmeton Klankosova.tv.

Në fillim, mediat shqiptare raportua se kërkimet po bëhen për të gjetur shoferin e veturës, por pastaj rrethanat e ngjarjes ndryshuan.

 

Të ngajshme

Ndahet nga jeta drejtori operativ i Alsat, Hajredini – dyshohet për vetëvrasje

Rrezarta Ramaj

Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

Yllka Gashi

“Ti nuk je më kapiten”, video e Guimaraes në debutim te Arsenali bëhet viral në rrjetet sociale

Yllka Gashi