Telenews

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Dhjetëra autobusë dhe furgona me qytetarë nga Shqipëria, me destinacion Brezovicën dhe Prevallën, dy pika turistike dimërore ndër më të vizituarat në Kosovë, janë regjistruar këtë të shtunë në doganën e Vërmicës, në hyrje të kufirit Shqipëri-Kosovë.

Qytetarët që vijnë, sidomos nga Tirana dhe pjesa jugore e Shqipërisë, pëlqejnë atmosferën, borën dhe natyrën që ofrojnë këto dy pika turistike, raporton A2 CNN.

Por drejtues të agjencive turistike shprehen të pakënaqur me mungesën e menaxhimit dhe mosrespektimin e disa rregullave nga Policia e Kosovës, në një kohë kur numri i vizitorëve nga Shqipëria në Prevallë dhe Brezovicë gjatë dhjetorit të kaluar dhe në janar të këtij viti ka shënuar një rritje të ndjeshme.

Kujtojmë javën e kaluar Telegrafi kishte raportuar se shumë turistë janë detyruar të ecin për orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë, pasi organet komunale kanë ndaluar operimin e taksistëve në këtë zonë.

Një grup turistësh nga Vlora ishin detyruar të ecin mbi dy orë për të arritur në pistat e skijimit, duke u përballur me një situatë që ka shkaktuar pakënaqësi mes vizitorëve.

Kosova, megjithëse ofron peizazhe për aktivitete të jashtëzakonshme dimërore, ka nevojë për menaxhim më të mirë të infrastrukturës dhe shërbimeve për të përmbushur pritshmëritë e turistëve.

Të ngajshme

Brad Pitt merr rolin kryesor në filmin e ri të David Ayer

KushtrimGuraj

Driloni e Sara shihen së bashku në një lokal pas përfundimit të BBVK

KushtrimGuraj

Partneri i Rihannës, Asap Rocky rrezikon 24 vite burg

KushtrimGuraj