Telenews

Radoniqi: Procesi i votimit ka nisur me kohë, rregullat mbeten të pandryshuara për personat që s’dinë shkrim-lexim

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka votuar menjëherë pas hapjes së vendvotimeve, ndërsa pas hedhjes së votës u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje këshillave të vendvotimeve dhe ekipeve të numërimit që gjatë gjithë procesit zgjedhor t’i respektojnë ligjin dhe rregullat e KQZ-së.

“Për këtë ditë KQZ-ja ka qenë e angazhuar që nga shpallja e ditës së zgjedhjeve për përgatitjet dhe të gjitha përgatitjet gati kanë përfunduar. Pas kësaj dite fillon edhe numërimi në të gjitha qendrat komunale të numërimit. Në ora 7 ka filluar procesi zgjedhor dhe besoj se në të gjithë territorin ka filluar procesi në orën 7”, ka thënë ai për mediat.

Radoniqi ka folur edhe për votuesit që nuk dinë shkrim-lexim, duke theksuar se rregullat nuk kanë ndryshuar nga zgjedhjet e kaluara. Në zgjedhjet e fundit kishte pasur ankesa nga qytetarë të kësaj kategorie, të cilëve nuk u lejohej asistenca brenda kabinave të votimit.

“Nuk kemi bërë asgjë ndryshe nga hera e kaluar, personat që nuk dinë shkrim-lexim kanë të drejtë të njoftohen nga familjarët, persona që mund të njoftohen, lidhur me tërë procesin, janë të lirë të printojnë ndonjë fletëvotim nga interneti, t’i njoftojnë se si të votohet ndërsa prapa kutisë së votimit janë të vetmuar”, theksoi ai.

Ndërkaq, Radoniqi ka dhënë edhe informacione për procesin zgjedhor të zhvilluar në përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës.

“Sipas informacioneve në këtë mëngjes, pa 4 qendrat e votimit në Kanadë dhe Amerikë, kanë qenë diku rreth 81% të votuesve me të drejtë vote që kanë votuar”, tha ai.

Të ngajshme

Këta janë numrat ku mund të raportoni parregullsitë në lidhje me zgjedhjet

KushtrimGuraj

Sot votohet në Kosovë: Mbi 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote

KushtrimGuraj

“Nuk e pranove as armën e as uniformën e UÇK-së”-Lushtaku me deklaratë të fortë ndaj Kurtit

Blearta