Telenews

Rafet Prekazi e analizon Botërorin deri tani, tregon se cili ekip është më afër trofeut të çmuar

Kampionati Botëror i Futbollit ”Katari 2022” ka hyrë në fazat më të nxehta të zhvillimit dhe sot ka nisur faza çerekfinale, ku pritet të zhvillohen ndeshje fantastike.

Një analizë të shkurtër rreth rrjedhës së deritanishme të Kampionatit Botëror, për Telenews.al e ka dhënë edhe një prej ish-futbollistëve më të dalluar në Kosovë gjatë periudhës së paraluftës e tash trajneri, Rafet Prekazi.

Veterani mitrovicas që së fundmi drejtoi Kosovën U21 te meshkujt, thotë se ky Kampionat ka qenë Kampionat i befasive dhe dallimi mes Kombëtareve ka qenë i vogë.

Me të vërtetë ky Kampionat sivjet ka qenë me plotë befasi, dallimi ka qenë shumë i vogël mes ekipeve edhe pse shumë pak kush e ka pritur këtë. Por, është mirë sepse shikuesit kanë parë futboll të bukur”.

Prekazi tregon se cilat ekipe deri tani e bindën më së shumti me lojë.

Brazili më ka pëlqyer më së shumti deri tani me lojë, por u eleminua nga Kroacia e që është befasi e madhe, por më kanë bindur edhe Franca e Portugalina, megjithatë sivjet ka pasur ekipe shumë të forta. Por këto do ti veçoja me pak dallime e mbetet të shihet se a do të më befasojë ndokush tjetër, tutje”.

Tashmë kemi hyrë në fazën çerekfinale apo eleminim direkt, në tri sfidat e para i kemi 3 ekipe favorite dhe në ndeshjen Francë-Angli, nuk është se ka favorit, idhulli i tifozëve mitrovicas dikur, analizon këtë fazë të nxehtë, konkretisht.

Këto lojë tani që janë, Anglia ka shumë energji, por Francën e fortë e ka përballë e nëse e kalon, mund të arrijë në finale, Argjentina me Holandën do të jetë ndeshje e fortë dhe zor që dihet kush kalon tutje”, thotë Prekazi.

Për fund, Prekazi jep edhe prognozën e tij, se kush mund ta fitojë këtë Kampionat Botëror.

Për titull është të flitet, ka disa ekipe si Franca, Argjentina e Anglia që janë afër, por në top nuk dihet kurrë, është kampionat i befasive. Kanë rënë, Spanja Belgjika e Gjermania dhe gjithçka mund të pritet edhe tash”, përfundoi analizën Prekazi.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Vetëm 30 gola larg: Ronaldo shënon golin e 970-të, i afrohet shifrës historike prej 1 mijë golash

Valjeta Turkaj

Drejtuesit e Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës takohen dhe diskutojnë për lëndimin e Yamal

Valjeta Turkaj

Ky është linku për të votuar Vedat Muriqin në formacionin e vitit në LA Liga

Valjeta Turkaj