Telenews

Ragmi Mustafa: Nëse Kurti ndërhyn në politikën e Preshevës, do t’i hasë sharra në gozhdë

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Mustafa, ka thënë se misioni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ka përfunduar ditën e zgjedhjeve në Preshevë.

Sipas tij, nëse Kurti provon të ndërhyjë në ndërtimin e institucioneve shqiptare në Preshevë, atij mund t’i hasë sharra në gozhdë.

“Jo, absolutisht s’do të mund të shtyhet pavarësisht tentativave që mund të vijnë nga Kurti. Në ato raste do t’i hasë sharra në gozhdë, këto mundësi për deklarime për mbështetjen e PVD-së këto mbaruan. Mbaroi misioni i tij. Ndërhyrje të tjera s’mund të ketë në asnjë mënyrë. Shqiptarët në Preshevë do t’i zgjedhin institucionet drejtuese, s’mund të jetë e pranueshme asnjë ndërhyrje e Kurtit në politikën shqiptare dhe ndërtimin e institucioneve shqiptare në Preshevë”, ka deklaruar ai në KTV.

Të ngajshme

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, maksimalet arrijnë deri në 35°C

Erzana Fazliu

Ngjarjet e datës 19 korrik

Erzana Fazliu

Nga janari në qershor, këto janë shtatë vrasjet që tronditën Kosovën

KushtrimGuraj