Telenews

RAHOVECI DHE YLLI MBYLLIN XHIRO 27 TË SUPERLIGËS SË KOSOVËS NË BASKETBOLL

Xhiro 27 e elitës së basketbollit të Kosovës mbyllet sonte në Rahovec.
Dy skuadrat që viteve të fundit kanë krijuar rivalitet të madh, Rahoveci dhe Ylli takohen në ”Mizahir Isma”. Fitorja vlen shumë për Rahovecin e Ylli luan sa për prestigj.
Vreshtarët kanë 11 fitore e 15 humbje, kurse therandasit kanë 20 fitore e gjashtë humbje. Rahovecasit ndodhen në vendin e gjashtë, kurse kampioni aktual tashmë e ka siguruar në vendin e parë.
Ndeshja nis nga ora 20:30 dhe transmetohet në Artmotion.

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

KushtrimGuraj

Real Madridi pas talentit holandez, Kees Smit në radar

Valjeta Turkaj