Telenews

RAIOLA VDIQ, SQAROHET SE ÇFARË DO TË NDODHË ME FUTBOLLISTËT QË AI KISHTE NË MENAGJIM

Agjenti i mirënjohur i futbollit, Mino Raiola, vdiq para dy ditësh pas një beteje të rëndë të kancerit në mushkri, rast ky që shokoi botën e futbollit.

Ai la pas një skuadër të tërë futbollistësh të famshëm, të cilët i përfaqësonte në negociatat për transferime apo rinovime.

Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Erlind Haaland etj., janë disa nga emrat që përfaqësonte i ndjeri, i cili sipas “Forbes”, ka fituar një shumë prej 85 milionë eurove nga transferimet e tyre.

 

 


Derisa ai ka negociuar trasnferime të cilat kapin një shumë totale prej mbi 800 milionë euro në total.
Por, se çfarë do të ndodhë me futbollistët që përfaqësonte agjenti italian, një përgjigje e ka dhënë gazeta spanjolle “Marca”.
Sipas mediumit të lartcekur, të gjithë emrat e njohur kanë premtuar besnikëri ndaj agjencisë së Raiola-s, e cila do të vijojë punën tashmë nën drejtimin e kushëririt të Minos, Vincenzo Raiola.

Ky i fundit punon prej vitesh në agjenci dhe do të vazhdojë punën së bashku me avokaten, Rafaela Pimienta, të cilët thuhet se do të përpiqen të mbajnë ritmin që kishte Mino.
Lidhjet e Mino Raiola-s me futbollistët që ka përfaqësuar, kanë shkuar përtej marrëdhënieve të punës dhe të gjithë ata kanë premtuar besnikëri, pikërisht për shkak të respektit ndaj tij, megjithatë mbetet për t’u parë a do të jetë agjencia e njëjtë pa njeriun që e themeloi dhe ngriti atë.

Të ngajshme

Zvicra prezanton fanellat e reja, Xhaka personazhi kryesor

Hafize Elshani

“Nuk e konsideroj Kosovën, jam danez” – Futbollisti kosovar çuditë me deklaratën e fundit

Hafize Elshani

Puthja që tronditi Spanjën, Prokuroria kërkon kaq vite burg për Rubiales

Donat Hashani