Një shkollë në Zaporizhzhia të Ukrainës u godit nga një raketë ruse.
Këtë e bëri të ditur nënkryetari i zyrës së presidentit, Kyrylo Tymoshenko, i cili bëri të ditur se sulmi ndodhi rreth orës 07:20.
“Këta do të ndëshkohen patjetër,” tha ndër të tjeraTimoshenko.
Ndërkaq, ai nuk dha ndonjë detaj nëse ka viktima apo jo, shkruan Sky News.
Ndryshe, Rusia ka përforcuar sulmet ajrore në qytetet kryesore të Ukrainës gjatë këtij muaji, që thuhet të jenë si përgjigje ndaj bombardimit të urës së Kërçit.

