Telenews

Rama akuzohet për keqpërdorim të Facebookut

Eksperti i rrjeteve sociale, Diamant Bajra, tregon se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po përfiton para nga Facebooku në mënyrë të kundërligjshme.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai sqaron se Meta si kompani nuk e ka të lejuar hapësirën e monetizimit për kandidatët politikë.

“Këta e kanë rreptësisht të ndaluar që të synojnë të përfitojnë prej Metës. Mashtrohet Meta si kompani që faqja nuk është në pronësi të një politikani, sepse në status të faqes figuron që është ‘figurë publike’ dhe jo ‘government’ ose që është kryetar komunë. Pra këtu është bërë mashtrimi i parë me Metën”.

“Mashtrimi i dytë është me lokacion. Në faqe është shtuar një administrues në shtetin gjerman i cili është i suportuar prej Metës për monetizim, sepse Kosova nuk është në rajonin e shteteve, ose më mirë të themi në ato zonat ku është i pranuar monetizimi”, deklaroi Bajra.

Tutje ai shtoi se Rama ka bërë mashtrim të dyfishtë, dhe se mashtrimi tjetër më i rëndë është që ato para që fitohen përmes monezitimit në video shkojnë në shtetin prej ku është monetizuar, që i bie në Gjermani, dhe se rrjedhimisht nuk arrijnë të tatohen ato në Kosovë sepse Facebooku në këtë rast, pra Meta nuk e suporton as lokacionin, por as bankat në Kosovë.

“Ai edhe të dojë të arsyetojë, pavarësisht vlerës që e ka fituar, ato fonde nuk kanë arritur në Kosovë përmes Facebookut”, përfundoi Bajra.

Të ngajshme

Gara për Topin e Artë, Rodri sposton yjet e Real Madrid-it

Erzana Fazliu

Bashkatdhetarë të shumtë kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Erzana Fazliu

Qeveria thotë se do t’i dërgojë me kohë komentet mbi planin e zbatimit të Marrëveshjeve

Erzana Fazliu