Telenews

Rama akuzon LVV-në për bllokimin e projekteve në Prishtinë: Tregoni qytetarëve kush ju dha urdhër

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar qeverinë se po bllokon projektet zhvillimore në kryeqytet, duke kërkuar përgjigje se mbi çfarë baze janë ndaluar punimet dhe kush ka urdhëruar vendosjen e shiritave.

Në një postim, Rama ka përmendur veçanërisht projektin “Ishulli Urban”, i cili, sipas tij, lidh rreth 30 mijë banorë të Arbërisë me qendrën e Prishtinës.

Rama pretendon se punimet në këtë projekt janë ndaluar më 20 maj 2026, ndërsa akti ligjor përkatës është miratuar më 5 qershor 2026.

“Përveç sheshit ‘Xhorxh Bush’, edhe ‘Ishulli Urban’, projekt që lidh 30,000 banorë të Arbërisë me qendrën, u bllokua nga kjo Qeveri!”, ka shkruar Rama.

Ai ka kërkuar nga institucionet qendrore të sqarojnë bazën ligjore mbi të cilën janë ndaluar punimet.

“Tregoni qytetarëve të Prishtinës, mbi çfarë baze i ndalët punimet? Me urdhër të kujt i vendosët shiritat?”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka ngritur gjithashtu pyetjen se kujt i shërben, sipas tij, bllokimi i projekteve dhe kush po e pengon zhvillimin e kryeqytetit.

“Kujt po i shërben kjo bllokadë? Kujt po i pengon zhvillimi i Kryeqytetit?”, ka shkruar ai.

Në fund, Rama ka paralajmëruar se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e projekteve, duke e mbyllur reagimin me një deklaratë të ashpër politike ndaj kundërshtarëve të tij: “Dhe kush po don me e pa Kosovën si ‘Kandahar’?”

“Ne do të vazhdojmë me ndërtu. Për juve ka me tregu historia pse po e bllokoni zhvillimin e Kryeqytetit!”, ka përfunduar Rama.

Të ngajshme

Konjufca deklarohet i pafajshëm për akuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Yllka Gashi

A po afrohet një Luftë e Tretë Botërore? Konfliktet që po bashkohen në një krizë globale

Yllka Gashi

Juventusi ndahet keq me yllin e saj, italiani i fshinë të gjithë fotografitë me skuadrën

Yllka Gashi