Telenews

Rama apel BE-së: Rajoni nuk mund të mbetet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka reaguar sot të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Rama i ka reaguar Lajçakut në një postim në Twitter ku ka njoftuar lidhur me takimet që ka pasur me kryenegociatorët, gjersa shkruan se BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes themelore.

“Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk mund të lejojmë që as veriu i Kosovës, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendase është i mjegulluar të bëhet një Donbas i Vogël nga kryengritjet e nxitura nga Rusia dhe as dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të!

Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, shkruan Rama.

Ndryshe, të mërkurën në Bruksel, Lajçak ka pritur në takime ndaras kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkviq, ndërsa nuk pati takim trelateral.

Bislimi theksoi mbrëmë ndërmjetësuesi i këtij procesi, Miroslav Lajçak, ka vendosur që të mos kishte takim trepalësh në këtë moment. 

 

Të ngajshme

Mungesa e barnave për pacientët në QKUK – Ministri Vitia: Të gjitha barnat që gjenden në stokun e SHSKUK-së tashmë janë publike

KushtrimGuraj

Sot temperatura deri 18°C

KushtrimGuraj

Sot fillon zbatimi i Ligjit për të Huajt

KushtrimGuraj