Telenews

Rama arrin në Ohër, pi kafe me Abazoviqin dhe ambasadorin Hill

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në samitin e “Ballkanit të Hapur” i cili mbahet sot dhe nesër.
Me të arritur atje, ai ka pirë kafe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.
“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rama, që është një prej tre ideatorëve të kësaj nisme rajonale, tha se Abazoviq po e fut sot zyrtarisht Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”, ani se Mali i Zi po merr pjesë në këtë takim veç në cilësinë e vëzhguesit.
Ky vend ballkanik më herët, njëjtë si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, e ka kundërshtuar këtë iniciativë rajonale derisa është kryeministri i ri, Dritan Abazoviq, ai që ka dhënë sinjale se Mali i Zi mund të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Të ngajshme

Murati: Para konstituimit të Kuvendit duhet marrëveshje për Presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Yllka Gashi

Çfarë është dokumenti “Besa” që Rama u propozoi shqiptarëve

Yllka Gashi

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Yllka Gashi