Telenews

RAMA: HISTORIA E KOSOVËS NA KUJTON TË BASHKËNDJEJMË DHIMBJEN E MADHE TË UKRAINËS

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas video-mesazhit drejtuar shqiptarëve të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një fjalimi i tha atij se historia e Kosovës, ndihmon që ta ndjejnë dhimbjen e Ukrainës.
“Edhe pse mizorinë e kësaj lufte nuk mund ta përceptojë sa dhe si duhet askush tjetër përveq popullit ukrainas, më lejoni t’iu them i nderuar president Zelensky, se historia jonë e afërt ku gjysëm milion shqiptarë u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik nga trojet e tyre në Kosovë dhe gjetën strehë në Shqipëri, na ndihmon sidoqoftë ta ndjejmë nga larg dhimbjen e madhe të Ukrainës”, u shpreh ai.
Ai tha se me luftën e tyre, populli ukrainas, po i bën shërbim gjithë botës, siç u shpreh ai “të përgjumur demokratike”.
“Ndarja e nënave dhe fëmijëve nga baballarët që qëndrojnë për të luftuar, mobilizimi i vajzave që marrin armët për të rezistuar, qëndrësa juaj e palëkundur, në krye të shtetit që nuk pranon të dorëzojë liritë e fituara, të gjitha pamjet dhe dëshmitë e kësaj tragjedie të paimagjinueshme deri në ditën e hyrjes së trupave ruse në territorin sovran të Ukrainës, janë përveçse sakrifica ekstreme të një populli liridashës edhe një shërbim i paçmuar që ju dhe vendi juaj po i bëni të gjithë botës deri dje të përgjumur demokratike”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar, ndër të tjera kujtojë edhe një bisedë të mëhershme me presidentin ukrainas.
“I dashur miku ynë, Presidenti Zelensky e kujtojë shpesh këto kohë bisedën tonë në Kiev, me dëshirën tuaj që Shqipëria të bëhej vendi ku ukrainasit të kishin shtëpi të dyta për pushimet e tyre. “Jemi shumë afër për të qenë kaq larg”, thatë ju me kënaqësinë e dikujt që ka zbuluar një vend të bukur pranë shtëpisë. Të gjithë e dimë tashmë se kjo luftë mund të mos jetë e shkurtër, ashtu sikuse çdo ditë që kalon me tmerret e reja, e zgjatë edhe më shumë shtegun shumë të ngushtë drejtë paqes”, tha ai.
Në fund të fjalimit, Rama shprehi edhe njëherë në emër të shqiptarëve, mbështetjen dhe respektin për Ukrainën.
“Unë besoj sinqerisht z.President se nëse sot në Shqipëri po vijnë ukrainasit që ikin për të mbrojtur fëmijët e tyre nga lufta, nesër dëshira juaj që ata të vijnë këtu, në shtëpitë e tyre të dyta për të kaluar pushimet të gëzuar familjarisht, do të bëhet realitet. Unë dhe të gjithë ne këtu do të donim t’iu thoshim sot shumë gjëra, por ju kemi ju keni me siguri shumë gjëra më të rëndësishme për të bërë z.President, prandaj në emër të gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve shpreh të gjithë mbështetjen, respektin dhe miqësinë tonë. Zoti qoftë me ju dhe me Ukrainën heroike”, u shpreh tutje Rama.

Të ngajshme

Ekskluzive: Florian Miftari zgjedhet Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP

Donat Hashani

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani