Telenews

Rama ia dhuron çelësin e qytetit ambasadorit norvegjez

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar çelësin e qytetit ambasadorit të Norvegjisë në Kosovës, Jens Erik Grøndahl.

Siç thuhet në njoftim, kjo është bërë në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Shumë i lumtur t’i dhuroj “Çelësin e Qytetit” Ambasadorit norvegjez Jens Erik Grøndahl, për të gjithë mbështetjen që Norvegjia nëpërmjet tij ka dhënë dhe vazhdon të jap për Prishtinën” – deklaroi Rama.

Me këtë rast, Ambasadori Grøndahl falënderoi për këtë vlerësim kryetarin Rama dhe u shpreh se do ta vizitojë përsëri Prishtinën pavarësisht se përfundon misionin e tij në Kosovë.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj