Telenews

Rama: Jemi të lumtur që po bie shi sepse nga kjo varen dritat, po ndihmojmë familjet e bizneset

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me tur-operatorët turistikë në Vlorë ku tha se është i lumtur që po bie shi për shkak të situatës së energjisë.

Ai shtoi se basti  është që të mos hidhet asnjë qindarkë për çmimin e energjisë elektrike për familjet sidomos, por edhe për sipërmarrësit e vegjël.

Rama: Jemi të lumtur se kemi nevojë për shi. Nga këto dritat e ndezura varen nga shiu. Jemi 100% energji e rinvoueshme, por 100% jemi vartës nga humori i djalit atje, nëse nuk qan sa duhet qajmë edhe ne për shkak të mungesës së energjisë të prodhuar në Shqipëri do të na duhet që të shkojmë në tregun ndërkombëtar.

Basti ynë është që të mos hedhim asnjë qindarkë për çmimin e energjisë elektrike për familjet sidomos, por edhe për sipërmarrësit e vegjël që në ditën e sotme ata paguajnë atë që paguanin para se të fillonte kriza. Edhe atë pagesë e gjejnë tek dera, 70-80% e paguan qeveria nëpërmjet buxhetit të shtetit. Shpresojmë që të mund të ndihmojmë sa më mirë familjet në këtë situatë.

Të ngajshme

Ekskluzive | Ky është 34-vjeçari gjendet pa shenja jete në Pejë

Yllka Gashi

Pasiguria për Hormuzin mban nën presion tregjet, çmimi i naftës ngjitet mbi 80 dollarë

Yllka Gashi

Kurti: Pa marrëveshje nuk do ta krijojmë asnjë institucion, po bëj përpjekje për ta shmangur një palë zgjedhje të reja

Yllka Gashi