Telenews

Rama: Kam akoma shpresë se Kurti nuk e ka harruar Kanunin, edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi

Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë në Maqedoni të Veriut, ndërkaq në një konferencë për media me homologun nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se ka shpresë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera.

Rama pas vizitës në Maqedoni të Veriut, sot do të jetë për vizitë edhe në Kosovë ku do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Në agjendën e publikuar nga Rama, takimi me Kurtin është lënë “në pritje të konfirmimit”.

“Kur të shkoj në Kosovë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, u shpreh Rama gjatë një konference në Maqedoni të Veriut.

Të ngajshme

Statistika shqetësuese të incidenteve nëpër shkollat e Prishtinës, të përfshirë edhe arsimtarë

Donat Hashani

Reagon këshilltari i Osmanit, pas kërcënimit të së parës së shtetit kosovar

Donat Hashani

Kërcënohet me jetë presidentja Osmani, ky është mesazhi

Donat Hashani