Telenews

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me ndërhyrjet e realizuara nga ujësjellësi në rrugët e kryeqytetit, pas dëmtimit të asfaltit në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Rama përmes një postimi në Facebook, shkroi se ujësjellësi është i obliguar që të njoftojë Komunën për çdo intervenim që përfshin prerjen e asfaltit dhe trotuareve.

“Ujësjellësi është i obliguar që të njoftojë Komunën për çdo intervenim që realizon në rrugë, duke përfshirë prerjen e asfaltit dhe trotuareve. Për këtë qëllim, ne i jemi drejtuar me një shkresë zyrtare, përmes së cilës kemi sugjeruar që, përveç rasteve emergjente ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, këto punime të mos realizohen gjatë orareve të pikut të trafikut”, shkroi ai.

Njëherësh, Rama ka bërë të ditur se është kërkuar që të njoftohet edhe Drejtoria e Investimeve Kapitale, në mënyrë që të ndërhyhet menjëherë për sanimin dhe asfaltimin e sipërfaqeve të dëmtuara.

“Dhe të njoftohet Drejtoria e Investimeve Kapitale, në mënyrë që të intervenohet menjëherë për sanimin dhe asfaltimin e sipërfaqeve që po i dëmtojnë. Këtu është intervenimi në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku prerja e asfaltit kishte mbetur e pasanuar, duke u bërë pengesë për trafikun dhe rrezik për sigurinë publike”, thuhet në postim.

Të ngajshme

“I kanë dhënë 100 mijë euro për të të vrarë”-Trondit Stresi, publikisht i kërkon këngëtarit të njohur të arratiset

Blearta

IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet se ngacmoi një grua

Valjeta Turkaj

Tragjike: Vdes 19-vjeçari kosovar në një aksident fatal në Austri

Valjeta Turkaj