Telenews

Rama kritikon Qeverinë: Kosova nuk ecën drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë Kurti ndaj nivelit lokal, duke theksuar se Kosova nuk mund të bëjë hapa përpara drejt integrimit evropian duke kufizuar apo tjetërsuar kompetencat e komunavev.

Rama ka bërë të ditur se këtë shqetësim e ka ngritur sot gjatë takimit të katërt të Grupit Punues për Kosovën të Komitetit Evropian të Rajoneve (CoR), të mbajtur në Mitrovicën e Jugut.

 Demokracia forcohet duke u dhënë qytetarëve më shumë zë dhe mundësi për të vendosur. Komunat janë institucionet më të afërta me ta dhe i njohin nevojat e qytetarëve. Dobësimi i komunave është dobësim i demokracisë”, ka shkruar Rama.

I pari i Prishtinës nënvizoi se decentralizimi, autonomia lokale dhe subsidiariteti janë shtylla kryesore të modelit evropian dhe se nuk mund të kërkohet afrimi me Bashkimin Evropian duke vepruar në kundërshtim me këto standarde në praktikë.

 Kosovës i duhen komuna të fuqishme dhe institucione që bashkëpunojnë. Si Kryetar i Prishtinës, do të vazhdoj ta mbroj autonominë lokale gjithmonë. Më shumë autonomi për komunat. Më shumë pushtet për qytetarët”, përfundoi Rama.

Të ngajshme

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Osmani: Mbrojtjen e UÇK-së do ta bëjmë në çdo cep të botës: Historia e Kosovës nuk mund të përvetësohet

Rrezarta Ramaj

Ekzekutohen mbi 6.2 milionë euro subvencione për fermerët, publikohen listat e përfituesve

Rrezarta Ramaj