Telenews

Rama: Mund të mos garoj për deputet më 11 maj, mund të mos jem në listë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë këtë të hënë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutua përpilimi i listave të kandidatëve për deputetë nga kjo forcë politike.

Rama theksoi se listat janë drejt fundit dhe pritet të publikohen në ditët në vijim.

Në fjalën e tij, kryesocialisti la të hapur mundësinë që ai të mos garojë për deputetë më 11 maj, por të jetë vetëm kandidat për kryeministër nga radhët e socialistëve.

Rama shtoi se ende nuk e ka marrë një vendim nëse do të jetë pjesë e listave të PS.

“Në rastin tim, me thënë të drejtën, as e kam pasur, as e kam shumë idenë se pse unë duhet të jem aty në atë parlament si deputet, për sa kohë jam në këtë detyrë. Nga ana tjetër, do të ishte një hyrje në hak ndaj të tjerëve, nëse do të futej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientooheshin njerëzit. Kush është në listën e hapur duhet të jetë në një garë të barabartë. Ndërkohë që vendimin për veten time nuk e kam akoma të marrë plotësisht, pasi mund të mos jem fare në listë, duke qenë deputet i të gjithëve për detyrën që kam. Në këtë mënyrë nuk i zë vendin askujt”, tha Rama.

Gjithashtu, kryesocialisti la të kuptohet se drejtuesit politikë të qarqeve do të jenë në listën e mbyllur të PS, pasi duhet të garontojnë një garë të barabartë në listën e hapur, pa u fokusuar në mbledhjen e votave për vete.

“Drejtuesit politikë do të ishin duke u fokusuar duke marrë vota për vete me një status të veçantë dhe do të krijonin pabarazi, duke çorientuar gjithë skuadrën. Skuadrat e qarqeve duhet të jenë super kompakte dhe duhet të kenë drejtim politik.
Drejtuesit politikë duhet të garantojnë që të gjithë deputetët në garë të kenë një hapësirë sa më të barabartë dhe asnjë drejtues politik nuk besoj se mund të futet në preferencë se për kë duhet të votojnë anëtarët e PS dhe qytetarët”, tha Rama.

Të ngajshme

Për tri ditë, afro 300 raste të zjarreve

Valjeta Turkaj

Mjeti i dyshimtë në afërsi të Badocit është një granatë dore

Valjeta Turkaj

Mijëra të vdekur pas përleshjeve në Siri, OKB kërkon hetime

Valjeta Turkaj