Telenews

Rama për sulmin kibernetik: Ka dyshime për dy shtete

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ka dyshime për dy shtete për sulmin kibernetik me të cilin u përball vendi ditëve të fundit.

Shefi i qeverisë shqiptare tha para mediave se sulmi nuk është sulm i organizuar nga hakerë të zakonshëm, ndërkohë njoftoi se shërbimet për publikun në E-Albania janë rikthyer masivisht.

“Kjo temë ka ngjall shqetësim të madh dhe ka përshkallëzuar një furi shpifjesh të një papërgjegjshmërie shumë të lartë lidhur me një agresion masiv kibernetik mbi Shqipërinë i cili kam kënaqësinë të them që është zmbrapsur përfundimisht. Shërbimet për publikun të E-Albania janë rikthyer pasivisht dhe tani mbetet një numër i vogël për t’u rikthyer që të plotësohet i gjithë kuadri i ndërveprimit dhe i punës së zakonshme të përditshme të nëpunësve që qëndrojnë pas ekraneve për t’iu shërbyer qytetarëve pa radha, pa kosto dhe pa asnjë bakshish”.

“Skuadra e AKShI-t ka punuar natë dhe ditë. Sulmi nuk është sulm i organizuar nga hakerë të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve më të mëdha deri duke bllokuar sisteme kritike për të vendosur gjoba të majme. Është një agresion i organizuar nga një shtet, s’kemi ende prova për të përcaktuar një prej dy shteteve të dyshuara, kjo është pjesa më delikatë”, tha Rama.

Të ngajshme

Bedri Hamza u premton zjarrfikësve kaq % rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj

Donat Hashani

Arrestohen tre persona në Prishtinë, njëri për financim të terrorizmit

Donat Hashani

Ky është majori i policisë që u dërgua në procedurë disiplinore, mori pjesë në tubimin e LDK-së

Donat Hashani