Telenews

Rama për “Sunny Hill”: Dështimi i këtij festivali është humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se me keqardhje ka marrë lajmin se Festivali prestigjioz “Sunny Hill”, këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë.
Rama thotë se se një vendim i tillë nga Qeveria do t’i shkaktojë dm kryeqytetit, duke shtuar se kjo është një humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën, njofton Klankosova.tv.
Ai thotë që qeveria të reflektojë dhe “Sunny Hill”, t’i kthehet Prishtinës.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Prishtinës,
Me keqardhje të madhe mora lajmin se Festivali prestigjioz,Sunny Hill, sivjet, nuk do të mbahet në Prishtinë.
Një vendim i tillë, i shkaktuar kryekëput nga zvarritjet e Qeverisë, do t’i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm.
Dështimi i këtij festivali sivjet, është humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën.
Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asambleistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit.
Ne presim që Qeveria të reflektojë dhe Sunny Hill Festival, t’i kthehet shtëpisë së vet, Prishtinës, dinjitetshëm, ashtu siç e meriton secili qytetar i kryeqytetit.

Të ngajshme

Iu vranë nëntë fëmijë nga sulmet izraelite, burri në gjendje kritike për jetën

Valjeta Turkaj

Zhvillimet e ditës së hënë – 26 maj 2025

Erzana Fazliu

Don Xhoni sqaron rastin me armën e gjetur në veturë – “Nuk ka qenë e imja, gjithçka u sqarua në Polici”

Valjeta Turkaj