Telenews

Rama për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Michigan ka folur për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-katërshes së UÇK-së.

Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë sesa t’i qëndrojë në krah Kosovës, ndërsa theksoi se institucionet e Kosovës duhet të përcaktojnë mënyrën e reagimit ndaj aktgjykimit.

“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjnë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, ka deklaruar Rama, shkruan Shqiptarja.

Kjo deklaratë e shefit të qeverisë shqiptare vjen pesë ditë pas vendimit të Speciales ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të ngajshme

“E lehtë ka qenë për mu”, Dion Kaçuri flet për herë të parë si lojtar i Kosovës: Kemi ekip të fortë

Yllka Gashi

“Gara për Luftëtarin më të Mirë” në ShBA, ushtaraku i FSK-së siguron vendin e dytë

Yllka Gashi

Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

Yllka Gashi