Telenews

Rama publikon pamje të rrugës A, ka një premtim për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se rruga “A” është një ndër projektet më të rëndësishme për komunën që ai udhëheq.

“Rruga “Jim Xhema” apo “A” është ndër projektet më të rëndësishme për Kryeqytetin.”

Rama ka publikuar një video ku thotë se shihet traseja e rrugës dhe për të cilën thotë se tregon rëndësinë e veçantë të kësaj rruge.

Sipas tij rruga “A” redukton në masë të madhe kolonat, eliminon kundërmimin e ujërave të zeza dhe rrit zhvillimin ekonomik në Prishtinë.

“Në videon më poshtë mund të shihni trasenë e rrugës dhe të kuptoni rëndësinë e veçantinë e kësaj rruge 6 kilometra, e cila do të lidhë lagjet “Kalabria” dhe “Mati” me Prishtinën e Re, duke reduktuar kështu në masë të madhe kolonat, eliminuar në tërësi kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen “Kalabria” dhe rritur zhvillimin ekonomik në Kryeqytet.”

Ai ka thënë se rruga “A” do të bëhet, “mund të vonohet, por do të realizohet për të mirën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prishtinës por të gjithë vendit”.

Kujtojmë që Gjykata Komerciale para disa ditësh ka vendosur që të pezullohen punimet në këtë rrugë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Hamza: Qytetarët janë lodhur nga qeveria e papërgjegjshme, prandaj kandidoj për kryeministër

KushtrimGuraj

Hamza: E provuat qeverinë e përçarjes, kokëfortësisë e kaosit dhe nuk funksionoi, bashkohuni me mua për Kosovën

KushtrimGuraj

Bedri Hamza: Në vitin 2026, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do të kthehen në shtetin e tyre!

KushtrimGuraj