Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se më 26 maj në Bruksel do të hapet zyrtarisht faza përfundimtare e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian.
Sipas Ramës, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri–BE do të shënojë përmbylljen me sukses të fazës hyrëse të negociatave dhe kalimin në etapën finale drejt integrimit evropian.
Gjatë deklaratës së tij, kreu i qeverisë shqiptare kritikoi ashpër opozitën, duke e akuzuar se ka tentuar të dëmtojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare përmes protestave dhe tensioneve politike.
Rama tha se pretendimet për izolim të Shqipërisë dhe bllokim të procesit integrues rezultuan të pavërteta, ndërsa shtoi se vendi po vazhdon rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Ai theksoi se objektivi i qeverisë mbetet që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade.

