Telenews

Rama thotë se konsultuan kaq mijë prindër për mbylljen e TikTok-ut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X pas vendimit të qeverisë për mbylljen e përkohshme të aplikacionit TikTok.

Ai theksoi se vendimi për mbylljen e përkohshme të aplikacionit u mor pas konsultimit me 65 mijë prindër e mësues.

“Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve”, shkroi ai.

Të ngajshme

Kush po bashkëpunon me MUP-in serb? Nipi akuzon dajën për fajde! (VIDEO)

Donat Hashani

Komandanti i KFOR-it në Podgoricë, me zyrtarët atje diskuton për sigurinë në Kosovë

KushtrimGuraj

Krasniqi: Lobi shqiptaro-amerikan ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e Kosovës

KushtrimGuraj