Telenews

Ramadani gati për sfidën me Suharekën: As nuk e lodhi trurin për titullin e kampionit vjeshor

Në kuadër të ndeshjeve kampionale të elitës së futbollit të Kosovës, ishte edhe ajo e javës së 3-të që për FC Drita nuk u zhvillua për shkak të ndeshjeve evropiane në atë kohë.

Takimi i mbetur i asaj jave do të zhvillohet nesër, e mërkure kundër FC Suharekës, në Stadiumin Ndihmës (Te rrethi), në ora 13:00.

Timonieri i Dritës, Zekirija Ramadani tha se e njohim kundërshtarin dhe janë marrë të gjitha masat për këtë ndeshje.

“Tani më tepër e njohim si skuadër nga ndeshja e fundit. Në bazë të saj kemi bërë analizën, kemi marrë masat, kemi nxerrë gjërat e mira, kemi nxerrë gjërat që kemi bërë gabim dhe jemi munduar të përmirësohemi. E dijmë që përballë kemi një skuadër të etur për sukses,një skuadër që është në rindërtim, ka potencial brenda si skuadër.

Por, gjithsesi ne dihet për çka luajmë, objektivi jonë është shumë i qartë në çdo takim futemi për fitore dhe në Suharekë ka qenë një fitore me shumë mund, sakrificë sepse ishim në disavantazh.

Nesër nuk duhet ta lejojmë këtë të pranojmë këtë. Shpresoj në rezultat pozitiv, jemi të gatshëm, e kemi bërë në çdo takim një lojë ofanzive dhe agresive, por të kemi kujdes edhe tek kundërsulmet e kundërshtarit që i kanë pikë të fortë”, ka thënë Ramadani.

Zekirija Ramadani tha se ditët e pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve nuk ishin të tilla për FC Drita, pasi puna dhe ritmi i stërvitjeve nuk ka ndryshuar.

“Nuk kemi bërë ndeshje kontrolluese, jemi përqëndruar te ndeshja e nesërme dhe do punojmë për këto ndeshje që kanë mbetur.

Pa dyshim se jam i bindur që ekipi është në formën e duhur, kemi punu për të qenë në formën e duhur, kemi punuar sikur është fillimi apo mesi i kampionatit”, theksoi trajneri ynë.

Trajneri u pyet nëse FC Drita tashmë ka siguruar titullin kampion vjeshtor, për çka përgjigjia ishte vetëm titulli kampion.

“As nuk e lodhi trurin për titullin e kampionit vjeshor, e lodhim trunin për titullin e kampionit në fund të sezonit.

Nuk na intereson ajo, na intereson vendi i parë kur do me ‘luftu’, me bo presionin, rrit diferencën, për të dhënë maksimumin dhe të jemi më të qetë në atë pozitë”, përfundoi Ramadani.

Ndeshja FC Drita – FC Suhareka zhvillohet nesër, e mërkurë në “Stadiumin Ndihmës” (te rrethi), ora 13:00.

Të ngajshme

Zhegrova e sfidon Viniciusin në Champions

KushtrimGuraj

Lucescu qesh dhe mbron tifozët racistë rumunë kur mori vesh për gjobën që mori Rumania

Erzana Fazliu

Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL👇

Erzana Fazliu