Telenews

Ramadani: Sot te ne është festë, ndërsa në shtetet e Evropës nuk e di që ka pushim për 9 Maj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, e ka quajtur të pakuptimtë që 9 Maji, Dita e Evropës, të jetë ditë pushimi.

“Sot më 9 maj te ne është festë, ndërsa në shtetet e Evropës unë nuk di që ka ndonjë shtet që sot nuk punon për shkak të shënimit të kësaj dite,” ka thënë Ramadani në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Ramadani thotë që në ligj ka qenë e paraparë të ndryshohet sepse e quan absurde të mbahen festat që nuk qëllojnë në ditë pune.

“Është absurde kur të shtunën është festë e të hënën festohet në sektorin publik, por jo edhe privat për arsye se kjo është një pabarazi e radhës. Vitin e kaluar e patëm rastin vitin e kaluar kur ishte festë edhe të shtunën edhe të dielën, gjë që bëri të jetë pushim dita e hënë dhe e martë.”

Ramadani e quan pabarazi të punojë sektori privat e jo ai publik.

Ish-deputeti Veton Berisha, në anën tjetër, thotë se si përfaqësues të komunitetit egjiptian e kanë me interes ta ndryshojnë këtë ligj, sepse mungon dita memoriale e komunitetit egjiptian, e sipas tij, ky ligj ka disa të meta dhe është e pakuptimtë. Ditën e Evropës që sot shënon “pushim” e quan të pakuptimtë.

“Në tri mandate sa kam qenë unë nga 2014-2021, në secilin mandat ne kemi ndërmarrë veprime procedurale për të ndryshuar këtë ligj,” tha Berisha.

E si përfaqësues të komunitetit egjiptian, Berisha tha se “nuk kemi arritur ta fusim ditën e komunitetit egjiptian 24 qershor, sepse është ligj me interes të veçantë, lista serbe e ka kushtëzu sepse as ata nuk i kanë ditët memoriale, as komuniteti serb nuk i ka ditët e shënuara me ligjin.”

source

Të ngajshme

Osmani takon zëvendësndihmës sekretaren e Departamentit të Shtetit

Donat Hashani

Testi i Arritshmërisë këtë vit do të mbahet më 25 dhe 28 qershor

350 kandidatë iu nënshtruan testit kualifikues për 24 prokurorë të rinj të shtetit