Telenews

Ramës i del gjumi dikur: Ushtria serbe në kufi të Kosovës e ka fuqinë 0

Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama më në fund ka komentuar shtimin e pranisë së ushtrisë që Serbia e ka bërë në kufi me Kosovën.

Disa ditë pas fillimit të trazirave në veri të vendit, kryeministrit shqiptar iu është kujtuar që të reagojë lidhur me kërcënimet që po ia bën Kosovës, shteti serb.

“Ky është shou më i pabesueshëm emocional i politikave të brendshme sepse ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën, ka fuqinë e barabartë me zero. Kjo i bie sikur ushtria e Meksikës të shfaqet në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra çka mund të bëjë ? Me gjithë respektin për Meksikën. Nuk mund të bëjë asgjë. Kjo është thjeshtë për politikë të brendshme. Ka shumë të bëjë me politikën e brendshme, në atë që po ndodh në veri të Kosovës”, tha Rama si panelist në Forumin “Globsec” që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj