Telenews

Ramiz Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC Suharekë: Humbje të mëdha dhe thirrje për hetime

Sot, e diel, 19 janar 2025, në orët e hershme të mëngjesit, një tjetër zjarr i rëndë shpërtheu në ETC Suharekë, duke filluar nga depoja, sikurse në rastet e mëparshme. Fatmirësisht, nuk pati dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, duke tejkaluar vlerën e 3 milionë eurove. Objekti i prekur mbulon një sipërfaqe prej rreth 10,000 metra katrorë.

Pronari i qendrës, Ramiz Kelmendi, ka ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si mund të parandalohet përsëritja e këtyre fatkeqësive dhe ka bërë thirrje për një hetim të thelluar nga organet e rendit për të larguar çdo dyshim mbi zjarret, qofshin ata të qëllimshëm apo të paqëllimshëm.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dështimit të monitorimit vizual 24-orësh, me dy persona të pranishëm në vazhdimësi, që sipas pronarit, nuk kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Kelmendi është i shqetësuar jo vetëm për dëmet financiare, por edhe për pasojat emocionale, duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për të mbrojtur pronën dhe stafin në të ardhmen.

Të ngajshme

Konjufca: Administratat Biden dhe Obama e kanë vendosur Kosovën në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë

KushtrimGuraj

Rrotullohet një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, dalin pamjet

KushtrimGuraj

Vihet nën kontroll zjarri në Suharekë

KushtrimGuraj