Telenews

Ramiz Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC Suharekë: Humbje të mëdha dhe thirrje për hetime

Sot, e diel, 19 janar 2025, në orët e hershme të mëngjesit, një tjetër zjarr i rëndë shpërtheu në ETC Suharekë, duke filluar nga depoja, sikurse në rastet e mëparshme. Fatmirësisht, nuk pati dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, duke tejkaluar vlerën e 3 milionë eurove. Objekti i prekur mbulon një sipërfaqe prej rreth 10,000 metra katrorë.

Pronari i qendrës, Ramiz Kelmendi, ka ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si mund të parandalohet përsëritja e këtyre fatkeqësive dhe ka bërë thirrje për një hetim të thelluar nga organet e rendit për të larguar çdo dyshim mbi zjarret, qofshin ata të qëllimshëm apo të paqëllimshëm.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dështimit të monitorimit vizual 24-orësh, me dy persona të pranishëm në vazhdimësi, që sipas pronarit, nuk kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Kelmendi është i shqetësuar jo vetëm për dëmet financiare, por edhe për pasojat emocionale, duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për të mbrojtur pronën dhe stafin në të ardhmen.

Të ngajshme

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj

Nis ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt

Rrezarta Ramaj