Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar Viti i Ri 2025!
Komuna e Drenasit, për të gjashtën herë është kampion i qeverisjes së mirë, këtë e konfirmoi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Me këtë kemi fituar Grantin e Performancës ku Drenasit do t’i sjellin për investime kapitale mbi 1.2 milion euro.
Ky vit, është më i suksesshmi, sepse edhe institucionet tjera kanë vlerësuar komunën e Drenasit, në vendin e parë, kampione. Transparometri i matjes së performancës së komunave, Drenasi ka dalë e para, ku nga 48 indikatorë, Drenasi ka pasur pikët maksimale, pra 94 pikë.
Në Indeksin e Transparencës Buxhetore, nga Instituti GAP, kemi dalë sërish të paret ne këtë matje, që ka disa indikatorë që maten përmes platformës së ueb faqes zyrtare dhe publikimi i dokumenteve.
Komuna e Drenasit është shpallur fituese edhe ne matjen që u bënin Komunave për mjedisin, dy vite radhazi sa ka qenë kjo matje nga Ministria e Mjedisit ne bashkëfinancim me GIZ-in, Drenasi ka fituar në vendin e parë, ku një herë kemi pranuar një automjet për bartjen e mbeturinave dhe një herë tjetër mjete financiare mbi 250 mijë euro.
Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave DEMOS, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia dhe zbatuar nga Helvetas Kosova si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, kemi marrë mirënjohje për bashkëpunim në implementimin e Auditimit Social si mjet për sigurimin e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, si dhe përkushtimin e treguar drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies komunale në zbatimin e investimeve publike.