Telenews

Ramosaj për bllokadën në Kuvend: AAK edhe kur s’ka përfituar asgjë, ka ofruar alternativa

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për bllokadën në Kuvendin e Kosovës dhe për pozicionin e AAK-së në raport me krizën.

Ramosaj ka thënë se nëse kuptohet drejt qëndrimi i AAK-së, si parti në çdo lloj situate kanë pasur alternativa edhe në rastet kur s’kanë përfituar ndonjë pozitë.

“Nëse kuptohet drejt Aleanca, në çfarëdo lloj situate kemi pasë alternativa, edhe kur s’kemi marrë naj çmim apo s’kemi përfituar ndonjë pozitë, gjithmonë kemi qenë pro proceseve që çojnë në avancim të shtetit”, ka thënë Ramosaj.

Ai ka shtuar se është i lumtur që AAK ka ofruar një alternativë dhe sipas tij ajo është dashur të mirëkuptohet.

“Edhe kësaj radhe jam i lumtur që AAK ka ofruar alterantivë që është dashur me u përkrah dhe me pasë mirëkuptim”, ka thënë Ramosaj.

 

 

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj