Telenews

Ramush Haradinaj i bën thirrje që të kthehet Elez Blakajt: Kam respekt për të

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e ka asnjë problem personal me ish-prokurorin, Elez Blakaj, i cili e ka lëshuar Kosovën, nën pretendimet se ka qenë i kërcënuar, për rastin e veteranëve.

Haradinaj në “Debat Plus”, ka thënë se ka respekt për Blakajn si prokuror, teksa ka thënë se problemin me të e ka pasur në lidhje me dosjen e UÇK-së, të cilën Blakaj e ka kërkuar.

“Ju siguroj që kam respekt për Elez Blakajn, si prokuror. Unë e kam pasur një fjalor jo të mirë me të pasi e ka lëshu vendin e punës. Nuk e njoh personin, nuk e njoh Elez Blakajn. Si prokuror si profesionist e kam respektu”, ka thënë ai.

“Po thotë e kam marrë një dosje, nuk ma ka kërku ai një kontratë të tenderëve. Ma ka kërku një dosje komplet të UÇK-së. Ka pasur ndershmëri tjera, kush e kupton për cka po flas, shqetësimi për atë dosje, s’ka qenë për gjetjet e tij, kënd e gjen atë që është i rrejshëm, shqetësimi është se e kam dhënë kejt dosjen e UÇK-së. Kam përgjegjësi cka ndodhë me atë dosje. Nuk ma ka lypë ai një dosje për ndonjë tender, ma ka lypë një pasuri, dosjen e UÇK-së”, ka thënë ai.

Ai i ka bërë thirrje Blakajt, që nëse ka vullnet, të kthehet në Kosovë, dhe të kontribuojë për shtet ligjor.

Të ngajshme

Lirohen vëllezërit Emini nga Rahoveci që ishin arrestuar nga Serbia

Erzana Fazliu

Si të qetësoni migrenën, ndiqni me kujdes këto këshilla

Erzana Fazliu

Koncerti madhështor i Yll Limanit në ARM Stadium – mbajti edhe një fjalim prekës për kohën kur ishte refugjat në Shkup

Erzana Fazliu