Telenews

RAPORTI 24 ORËSH ME COVID-19 NË KOSOVË

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 22 raste të reja me Covid-19.
Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq janë shëruar 33 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 436.

Njoftimi i plotë:
20 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 240 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.824.870 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.558 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
deri më sot janë dhënë 101.004 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.011 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.328.
Në total numri i rasteve aktive është 436.

Të ngajshme

Çfarë thonë ekspertët për ndikimin e pagjumësisë në trurin tuaj?

Donat Hashani

3 raste të reja me Covid-19 dhe 158 raste aktive në Kosovë

Albiona Ibishi

199 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Albiona Ibishi