Telenews

Raporti i Borrellit për masat ndaj Kosovës afër finalizimit, thotë Stano

Raporti i shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, lidhur me mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës – të vendosura vitin e kaluar – është afër finalizimit.

Kështu të paktën ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka theksuar se nuk ka një datë se kur do të publikohet.

Ky raport duhet t’iu dorëzohet shteteve anëtare, të cilat më pas shqyrtojnë nëse janë pjekur kushtet për heqjen e masave.

“Raporti ende nuk është dorëzuar dhe nuk kemi shpallur një datë se kur saktësisht do të bëhet. Është në fazën e finalizimit dhe së shpejti do t’u prezantohet vendeve anëtare në Këshill”, ka thënë Stano për “KoSSev”.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje BE-së t’i heqë masat e vendosura.

Kujtojmë se masat ndaj Kosovës ishin vendosur në mesin e muajit qershor të vitit të shkuar, si reagim i Brukselit ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale në katër komunat e veriut.

source

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Personi i kërkuar për vrasje bie nga ndërtesa në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit në Prishtinë, Policia jep detaje

KushtrimGuraj

Dosja: Çfarë deklaruan policët dhe dëshmitarët për rastin e Agon Zejnuallahut?

KushtrimGuraj