Telenews

​Raporti i DASH-it, Kuvendi nuk ka kuorum për projektrezolutën e opozitës

Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) nuk është hedhur në votim, sepse kishte mungesë të deputetëve në seancën plenare.

Projektrezoluta është lexuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se ky dokument obligon Qeverinë Kurti që brenda 30 ditësh të hartojë një plan konkret për adresimin e gjetjeve të raportit të DASH-it, të përmbajë veprime konkrete për secilën gjetje të raportit dhe Qeveria brenda afateve të raportojë në Kuvend për implementimin e këtyre masave.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, nuk e ka hedhur projektrezolutën në votim për mungesë kuorumi.

Kujtojmë që më 22 prill, DASH-i ka publikuar raportin për Kosovën, ku shqetësimet kryesore ishin problemet me pavarësi të gjyqësorit dhe kufizimet në liri të medieve.

Në raport thuhet se më 2023 nuk është raportuar për ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës me të drejta të njeriut në Kosovë.

 

 

source

Të ngajshme

Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta –

KushtrimGuraj

Policia e Kosovës: Njoftimet për gjoba do të vijnë edhe me SMS –

KushtrimGuraj

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj