Telenews

RAPORTI I FUNDIT (24H) NGA MINISTRIA PËR COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.379 doza të vaksinës.
“Deri më sot 821.763 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.190 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 869 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396. Në total numri i rasteve aktive është 442”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni kur jeni të sëmurë

Valjeta Turkaj

Çfarë çaji duhet të pini kur keni ftohje?

Valjeta Turkaj

Eliksiri i dimrit nga kuzhina jonë, pse nuk duhet ta harrojmë lakrën turshi!

KushtrimGuraj