Telenews

Raporti i punës për vitin e kaluar, IPK: 156 zyrtarë të Policisë janë hetuar në dyshime për veprimtari penale

 

 

Inspektoratit Policor të Kosovës ka publikuar raportin vjetor të punës për vitin 2023.

Sipas këtij raporti, Departamenti i Hetimeve në kuadër të IPK-së, vitin e kaluar ka hetuar 156 punonjës policorë dhe 22 qytetarë, shprehur në përqindje 1.8% e numrit të përgjithshëm të punonjësve policorë që janë hetuar nën dyshimin se janë përfshirë në veprimtari penale.

“IPK-ja në ketë periudhe raportuese, ka realizuar gjithsej 35 arrestime (21 punonjës të Policisë së Kosovës dhe 14 qytetarë) nën dyshimin e arsyeshëm se kanë qenë të përfshirë në veprimtari penale si dhe kanë rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë”, thuhet në raportin e IPK-së.

2023 konsiderohet i suksesshëm për Drejtorinë e Hetimeve në IPK, bazuar në të dhënat lidhur me numrin e rasteve të trajtuara, numrin e kallëzimeve penale, numrin e të arrestuarve, të suspenduarve etj.

“Në vitin 2023, DH-ja ka pranuar 540 raste përmes DMA-së në kuadër të IPK-së, ndërsa 334 raste kanë vazhduar trajtimin nga vitet paraprake në vitin 2023, kurse D.H pas zhvillimit të hetimeve penale 2 raste i ka iniciuar për hetim disiplinore. D.H ka trajtuar gjithsej 876 raste, duke përfshirë rastet e bartura nga vitet paraprake si dhe rastet e pranuara në këtë vit”, thuhet në raportin e IPK-së.

Policia e Kosovës ka gjithsej 8826 punonjës, nga të cilët 7958 janë zyrtarë policorë me grada të ndryshme, ndërsa 868 janë personel civil pa autorizime policore.

Gjatë vitit 2023 sipas raportit të IPK-së, janë hetuar 2 major, 3 kapiten të policisë, 7 toger, 15 rreshter, 120 zyrtarë policorë, 1 kadet dhe 8 shërbyes civil.

Gjatë vitit 2023 janë hetuar 107 punonjës policor të angazhuar në drejtoritë rajonale, ku DRP – Prishtina prinë nga të gjitha drejtoritë me numrin më madh të hetuarve nga radhët e saj, duke pasur edhe numrin më të madh të punonjësve të shpërndarë në stacione policore.

Të ngajshme

Historike: Kosovari nga Mitrovica zgjedhet kryetar i një komune në Gjermani

KushtrimGuraj

Njoftim me rëndësi për subvencionimin e tarifave të rrymës për familjet e cenueshme

KushtrimGuraj

Kur do të hapet Ura e Ibrit?

KushtrimGuraj