Telenews

Raportohet se Armend Zemaj goditi me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës, u provokua fillimisht nga ai – i ndanë Agim Bahtiri

zemaj:-vetem-5%-te-investimeve-kapitale-ne-shendetesi-jane-realizuar-gjate-ketij-viti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është përfshirë në një incident fizik në sheshin e Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Zemaj po jepte një intervistë për një medium vendor, në qendër të kryeqytetit. Gjatë xhirimeve, një qytetar që po kalonte aty bashkë me familjen e tij e ka provokuar Zemajn me fjalë fyese.

Teksa Zemaj po jepte intervistë në sheshin e Prishtinës, qytetari në fjalë i ishte drejtuar Zemajt me disa herë me fjalët:

“Po rreni, mos rrej, po rreni mos rrej”,  reagimi i deputetit ka qenë i menjëhershëm duke iu kundërpërgjigjur me “Kush po rren?”, raporton Periskopi.

Dhe duke  e goditur qytetarin në fjalë me grusht.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipi teknik i xhirimeve si dhe deputeti tjetër, Agim Bahtiri, i cili ndodhej aty afër në momentin e incidentit dhe ka ndihmuar në ndarjen e palëve.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Ndërkaq, Lajmi.net ka provuar të  kontaktojë deputetin Zemaj dhe Bahtirin por që të dy nuk kanë qenë të çasshëm deri në publikimin e këtij artikulli.

Të ngajshme

Konfirmohet: Shoferit të postës iu grabitën mbi kaq mijë euro në autostradën “Ibrahim Rugova”

Donat Hashani

Parlamenti kroat votoi për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Donat Hashani

Hasani: Kurti nuk do ta ketë votën time për asnjë çmim, as nëse e voton PDK-ja

Donat Hashani