Telenews

Raportohet se Burim Ramadani është shkarkuar nga AKI-ja

Portali ”Demokracia.com”, ka raportuar se është shkarkuar Burim Ramadani nga pozita e Inspektorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Gazeta Express ka tentuar ta marrë në telefon disa herë Burim Ramadanin lidhur me këtë raportim apo nëse është dorëhiqur, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Thirrjeve telefonike nuk i është përgjigjur as Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Ramadani është emëruar në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së më 25 nëntor 2019, ndërsa paraprakisht ka qenë Zëvendësministër i Mbrojtjes (fillimisht zëvendësministër i FSK-së), 2018-2019, dhe Koordinator Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, 2019.

Të ngajshme

Liburn Aliu i punësuari i fundit, kush janë kosovarët tjerë që iu besoi pushtet Edi Rama

KushtrimGuraj

Ushtria izraelite nis sulmet – raportohet për viktima në Gaza

KushtrimGuraj

Rama për memorialin “Adem Jashari”: Familja s’e miratoi asnjë nga projektet, konkursi është rishpallur (VIDEO)

Donat Hashani