Pas gati tre javësh bllokadë, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish.
Seanca do të mbahet nesër në orët e paradites, sipas Indeksonline.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, një kandidat mund të propozohet deri në tri herë për pozitën e kryetarit të Kuvendit.
Gjykata ka theksuar se Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati prej 30 ditësh.
Partia fituese, Vetëvendosje, e ka kritikuar vendimin e djeshëm të Kushtetueses, duke e cilësuar atë si arbitrar.
Ndërkaq, ish-partitë opozitare e kanë mirëpritur vendimin e këtij institucioni juridik.