Telenews

Raportohet se Policia ka zbarkuar në Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës raportohet se është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, saktësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në këtë ministri.

Raportohet se rasti të bëjë me skandalin për dhënien e tenderit për ndërtimin e fabrikës për mbetjet shtazore.

Mësohet se aksioni po zhvillohet me autorizim të Prokurorisë Speciale.

Një ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi ministrin në detyrë, Faton Peci, se e ka shkelur Ligjin për Pronën Publike, në rastin e dhënies me qira të pronës për impiantin e mbetjeve shtazore.

Të ngajshme

Abdixhiku thumbon Pecin, pas intervistimit në Prokurori

Donat Hashani

Peci lirohet pas intervistimit si i dyshuar nga Prokuroria Speciale

Donat Hashani

Berisha zbulon çka tha Kurti kur erdhi në qeveri: I shtrirë e pa kravatë thoshte “S’di çka i bëra vetes” (VIDEO)

Donat Hashani