Telenews

Raportohet se sonte është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për çështjen e personave të pagjetur.

Petkoviq tha se Serbia do ta mbështes grupin punues të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

“Gjatë ditës kemi pasur një takim dypalësh me Lajçakun dhe ekipin e tij, nga ana ime, ekspertët nga Beogradi i kanë prezantuar të gjitha çështjet e rendit të ditës gjatë takimit të sotëm, pastaj pasoi takimi trepalësh me kryenegociatorin e Prishtinës. Për çfarë ramë dakord është se ne kemi bërë hapin e fundit të nevojshëm për çështjen e personave të pagjetur, kështu që tani është hequr pengesa e fundit kur flasim për zbatimin e deklaratës për personat e pagjetur.

“Do t’i japë mbështetje grupit të punës të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, por gjatë gjithë kohës ne theksuam dhe thoshim se për ne çështja e të pagjeturve nuk është çështje politike, por thjesht humanitare. çështje që patjetër duhet të zgjidhet”, tha Petkoviq për Euroneës, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai bëri të ditur se gjatë takimit ka insistuar në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjë që e cila sipas tij, është shumë e nevojshme për serbët në Kosovë.

Të ngajshme

Vdes një burrë në vendin e punës, rasti po hetohet

Valjeta Turkaj

Tragjedi në Itali: Një i ri hapi një gropë në plazh, rëra i ra sipër dhe e mbyti

Erzana Fazliu

Zemra e vogël që lufton për jetë: Thirrje urgjente për të shpëtuar Meara Vokrrin

Erzana Fazliu