Telenews

Rashford nuk largohet nga Manchester Unitedi, synon të shkëlqejë me “djajtë”

Marcus Rashford është rikthyer te Manchester Unitedi dhe është i vendosur të ringjallë karrierën e tij në klubin anglez.

Sulmuesi 28-vjeçar u paraqit të dielën në qendrën stërvitore të klubit në Carrington, përpara se të udhëtonte së bashku me bashkëlojtarët drejt Dublinit, ku Manchester Unitedi po zhvillon fazën përgatitore, shkruan Indeksonline

Rashford nuk ka luajtur për “djajtë e juq” që nga dhjetori i vitit 2024, ndërsa tani mund t’i jepet fanella me numrin 14 dhe të ketë mundësinë të rikthehet në fushë në ndeshjen ndaj Milanit të Ruben Amorimit, e planifikuar për të shtunën.

28-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Barcelona, ku pati mundësi të rikthehej në formën e tij më të mirë. Megjithatë, klubi katalanas vendosi të mos aktivizojë opsionin prej 26 milionë funte për ta transferuar përfundimisht.

Tashmë, Rashford është rikthyer në Manchester me objektivin për të bindur trajnerin dhe për të fituar sërish një rol të rëndësishëm në skuadër.

Të ngajshme

Kryesuesi Dehari s’ka njoftim për seancë: Ka deputetë që s’duan marrëveshje, por incidente

Yllka Gashi

Ramadani: Dita e tretë e bllokimit të Kuvendit nga VV, Kosova po humb kohë të çmuar

Yllka Gashi

Kurti: Fuqizimi ushtarak i Serbisë, pjesë e synimeve hegjemoniste ndaj Kosovës

Yllka Gashi