Telenews

Rashford: Paraqitja me Barcelonën më bën më të mirë

Marcus Rashford i ka shprehur mirënjohje Barcelonës që e ka ndihmuar të rritet si futbollist, duke përgëzuar edhe trajnerin Hansi Flick për rikthimin e vetëbesimit tek ai.

27-vjeçari, që është i huazuar nga Manchester Unitedi, shkëlqeu të enjten mbrëma në ndeshjen hapëse të fazës së ligës në Champions League, ku realizoi dy gola të bukur në fitoren 2:1 të Barcelonës në udhëtim te Newcastle.

Paraqitja e tij u vlerësua lartë nga trajneri Flick, ndërsa Rashfordin e ndoqi nga afër në stadium edhe selektori i Anglisë, Thomas Tuchel.

“Po mësoj shumë, është stil i ri i futbollit. Por, kjo më bën lojtar më të mirë. Padyshim, është eksperiencë e shkëlqyer. Gjithmonë kam qenë admirues i Barcelonës. Çdo lojtar i moshës sime e ka shikuar këtë skuadër duke luajtur”, ka deklaruar Rashford pas ndeshjes për “TNT Sports”.

Për sulmuesin anglez ishin këta dy golat e parë me fanellën e Barcelonës, klub që në fund të këtij sezoni ka opsionin për të blerë kartonin e tij për 26 milionë funte.

Të ngajshme

UEFA publikon formacionin e javës së parë në Champions League

Donat Hashani

“E kam thënë gjithmonë”, ylli i Barcelonës i vendosur mbi të ardhmen

Valjeta Turkaj

Juventusi përqendrohet te Verona: Zhegrova gati për debutimin në ligë – pëlqehet se si paraqitet në stërvitje

KushtrimGuraj