Telenews

Rashica: Jemi të përgatitur dhe do të japim maksimumin

Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanëve” iu nevojitet vetëm fitorja për
të shpresuar për pozitën e parë në grupin 2 të Ligës C.

Në konferencën para ndeshjes, Milot Rashica thha se janë të përgatitur dhe do të japin maksimumin në këtë ndeshje.

“Është ndeshja e fundit e këtij grumbullimi. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Ne jemi të përgatitur dhe do të japim maksimumin në këtë ndeshje. E presim me qenë ndehsje shumë e vështirë. Është kundërshtar krejt tjetër prej ndeshjes së kaluar. Kemi lujt para disa ditëve me ta. E dimë mënyrën qysh kanë lujt ata dhe qysh kemi lujt na. Do të japim më të mirën tonë”, tha Rashica.

I pyetur se a ishte ndeshja ndaj Irlandës së Veriut më e mira e Rashicës në “Fadil Vokrri”, ai tha: “Duke e parë rëndësinë e ndeshjes dhe kontributin tim te golat, besoj që po”.

The post Rashica: Jemi të përgatitur dhe do të japim maksimumin appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash –

KushtrimGuraj

Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje –

KushtrimGuraj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj