Thonë që “dëshmorët nuk vdesin kurrë”, ata janë liria – si e tillë, Rasim Kiçina sot do t’i mbushte 50 vite.
Dëshmori i kombit i lindur më Baicë të Drenasit, më 25 gusht 1972, do të shndrrohej në një histori frymëzimi.
Histori që buron nga trimëria e atdhedashuria e tij, durimi ndaj persekutimit e rezistenca ndaj pushtuesit.
Një histori që tregon shpirtin e një idealisti, i cili e kishte një trup të fortë prej atlenti – por më të fortë një zemër luani.
Shpirti i tij u dëshmua në viitn 1992, kur dy policë serbë të armatosur deri në dhëmb kishin filluar të torturonin udhëtarët shqiptarë që po udhetonin me tren.
Duke mos iu trembur syri, Kiçina u nis në drejtim të tyre dhe i rrrahu. Nuk iu dha afat, iu mori armët – pra dhunuesit i poshtëroi para njerzëve të pafajshëm.
Trimëria e tij kishte shkuar edhe në veshët e komandantit legjendar Adem Jasharit.
Port ash Kiçina do të përballej me regjimin serb që e ndiqte, pasi i kishte rrahur dy policët serbë.
Kjo ia pamundësoi atij që të vazhdonte studimet në Shkencat Matematikore në Universitetin e Prishtinës.
E nisi rrugën e ilegales, në Lëvizjen Popullore. Aty ndihmoi shqiptarët.
U bashkua forcës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar pa u ndalur – kudo që serbët sulmonin.
Por edhe shkonte në Shqipëri që të merrte armë.
Ai kujdesej edhe për popullatën civile shqiptare që të kenë barna e ushqim.
Një mirësi të tillë, policia okupuese serbe e kuptoi dhe e ndjeku vendnodhjen e tij.
Bashkë me shokët e tij ishte nisur për në Rrafshnaltë. Por gjatë orë 21:30 në dalje të Negrocit, në rrugë drejt Arllatit ai ishte identifikua nga forcat armike.
U vra, për të jetuar përgjithmonë në zemrën e kombit shqiptar. /Telenews

