Telenews

Rast i rrallë në Spitalin e Mitrovicës: Mjekët heqin tumor 4 kilogramësh nga barku i pacientes

Një ndërhyrje kirurgjikale e ndërlikuar është realizuar me sukses në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku ekipi mjekësor ka hequr një tumor të madh, pesha e të cilit arrinte deri në 4 kilogramë.

Pacientja, Sh.K., 58 vjeçare, u pranua në repartin e Kirurgjisë me ankesa të rënda, përfshirë dhimbje të forta, fryrje të barkut dhe pengesa serioze në tretje.

“Pas ekzaminimeve të detajuara imazherike dhe laboratorike, ekipi mjekësor e diagnostikoi pacienten me Tumor Permagna abdominis (tumor me përmasa shumë të mëdha në bark, rreth 4 kilogramë). Po ashtu, ajo kishte edhe Peritonitis serosa (inflamacion i membranës së barkut me grumbullim lëngu)”, thuhet në njoftim.

Mjekët e Spitalit të Mitrovicës morën një vendim të shpejtë për ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme, duke u përballur me një situatë mjaft të rrezikshme. Operacioni konsistoi në heqjen e plotë të tumorit, eksplorimin e hollësishëm të zgavrës së barkut, pastrimin e saj dhe vendosjen e drenazhit për të siguruar rikuperim të plotë.

Të ngajshme

Zvicra synon të zgjasë misionin e ushtrisë në Kosovë deri në vitin 2029

Valjeta Turkaj

“Prishtina 2030”, rast ideal që Kosova të përfitojë edhe ekonomikisht – thotë gazetari italian

Valjeta Turkaj

Inflacioni në Kosovë arrin 6% në shkurt 2026, rriten çmimet e ushqimit dhe fluturimeve, ASK publikon statistikat

Valjeta Turkaj