Telenews

Rast tragjik: 31-vjeçari vdes në rrethana të dyshimta në diskon “13 Rooftop” te Hotel Grand

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në diskon “13 Rooftop” te Hotel Grandi në Prishtinë, ku nje 31-vjeçar është ka vdekur në rrethana të dyshimta. I riu u gjet pa shenja jete dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se posa është kërkuar ndihmë, njësitet policore bashkë me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë dhe më pas trupi është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Lidhur me rastin, Sinjali mëson se janë marrë deklaratat edhe të disa dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur rasti.

Sinjalj do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Të ngajshme

Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet në Malishevë

Valjeta Turkaj

Enver Hoxhaj në Irak takohet me gjeneralin britanik: Mik i përhershëm i Kosovës

Valjeta Turkaj

Barcelona feston titullin para tifozëve – Yamal në qendër të festës

Erzana Fazliu