Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një banesë në Prishtinë, ku u gjet pa shenja jete një person. I riu vdiq në rrethana dhe për shkaqe ende të panjohura, ndërsa Policia ka nisur hetimin në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur në familjen Gashi, në rrugën “Lote Vaku” në kryeqytet.
Sinjali ka mësuar se viktima që u gjet pa shenja jete është një 35-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Posa rasti u denoncua në Polici, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Trupi i pajetë është tërhequr për dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.
The post Rast tragjik për familjen Gashi në Prishtinë: 35-vjeçari gjendet pa shenje jete në banesën e tij appeared first on Sinjali.